Templates by BIGtheme NET

Skandal në futbollin grek, Presidenti i PAOK-së hyn me armë në fushë (VIDEO)

Mbrëmjen e kaluar një tjetër skandal është shënuar në futbollin grek. Presidenti i PAOK, Ivan Savidis është konfliktuar me gjyqtarin e takimit në ndeshjen kundër AEK-ut të Athinës.

Kjo ka ndodhur për shkak të anulimit të një goli të shënuar nga Varela, me arsyetimin se lojtari ka penguar portjerin.

Në momentin e anulimit të golit, tifozët e PAOK kanë shpërthyer në protesta, të cilave iu bashkuan edhe presidenti Ivan Savidis, bashkë me drejtorin teknik, Ljubos Mishel. Mirëpo mediat greke kanë publikuar disa pamje, ku ish-presidenti i Kaçit shihet me një armë në brez, ndërkohë që futet në fushë.

Jo vetëm kaq, por mediat greke shkruajnë gjithashtu se presidenti i PAOK-ut ka qarkulluar me pistoletë në brez, edhe në dhomat e zhveshjes, gjë e cila ka shkaktuar që futbollistët e AEK-ut të qëndrojnë mbyllur për disa orë aty.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto