Templates by BIGtheme NET

Teatri Kombëtar me PPP, Rama s’e mohon: S’është mëkat të jetë nën kullë

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama prezantoi projetin e ri të “Teatrit Kombëtar”. Para artistëve dhe artdashësve Rama u shpreh i prerë se godina ekzistuese e Teatrit Kombëtar do të shembet dhe se artistët të mos protestojnë më. Ky projekt ka hasur shumë debat edhe shumë artistë kanë dalë kundra tij pasi akuzohet si një teatër-kullë.

Mirëpo qeveria  Rama “vazhdon” me punën e tij,  dhe i qëndron besnike projketit të teatrit-kullë. Kjo e fundit nuk u mohua as sot nga vetë Rama i cili në fjalën e tij tha se edhe po të jetë teatër nën kullë nuk është asnjë lloj mëkati. 

Projekti i Edi Ramës për Teatrin Kombëtar

“Godina do të shembet dhe mbi gërmadhat do të ngrihet teatri i ri. Nuk është një teatër me kullë por edhe po të jetë nën kullë asnjë mëkat se edhe teatrot në Broadway janë të gjithë nën kullë. Nuk është historia se çfarë ka sipër apo anash por njerëzit vijnë për teatrin,  për shfaqjet në të.

Është propozimi për një partneritet publik privat me një kompani kanadeze. Shteti, qeveria, Shqipëria do të përfitojnë ndërtimin e teatrit  me një buxhet që ky shtet nuk do ta bënte dot bashkë as për 15 vite. Kompania nuk do vijë të bëjë teatrin dhe të shkojë në falimentim, në pjesët e tjera do të bëjë zhvillimet e veta.  Ky debat i hapur shekullin e kaluar se ashtu i bie në vitin 1900, me Violeta Manushin do të mbyllet këtu.” u shpreh ndër të tjera Rama. 

Ai shtoi më tej se teatri i ri do të ketë më shumë salla dhe hapërisë.  “Nga 3 mijë metra katror rrënojë sot, do të kemi 9 mijë metra katror Teatër nesër. Nga një sallë që është sot do të kemi nesër 4 salla. Salla kryesore nga 480 vende që ka sot, do të ketë 620 poltrona nesër”, tha Rama gjatë shpejgimit të tij duke  justifikuar këtë projekt para artistëve.

Artistët në sallë

Teksa Rama  prezantoi projektin e Teatrti Kombëtar në të ishin disa artistë të njohur në vend. Madje edhe drejtorë të institucioneve kulturore.

Robert Ndrenika, Laert Vasili, Gaz Paja, Hervin Çuli, Zana Çela ishin në sallë dhe po ndjekin fjalën e kryeministrit edhe disa artistë të tjerë. Ajo që u vu re është se pas shfaqjes Rama nuk u duartrokit nga asnjë artistë në sallë.

Madje në rrjetet sociale pati kundërshtime të shumta sot, pasi qytetarët nuk janë dakort për ndërtime kullash në kryeqytet.

“Më shqetëson Partneriteti-Publik-Privat. Kjo është dyndje e xhunglës urbane. Por unë dua ta shoh në maket, për të parë nga afër si është skena dhe xhepat e saj. Ajo që na intereson ne artistëve”, ka  deklaruar Robert Ndrenika pasi Rama prezantoi projektin. 

ME FOTO/ Si do të jetë teatri i ri?

Në fotot e mëposhtme duket qartë kulla anës teatrit por mesa duket për qeverinë ky nuk është një problem. Kulla shfaqet shumëkatëshe në krah të teatrit dhe për Ramën nuk është një problem. Sipas tij qytetarët në teatër vijnë për shfaqjen dhe jo për të parë kullën./Hashtag.al

 

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto