Templates by BIGtheme NET

Ajo i jepte birra, dhuratat e Putinit akoma më të pazakonta se të Merkelit

Vetëm një ditë pasi u zbulua se i dërgonte shishe të birrave gjermane Vladimir Putinit, vetë kancelarja Angela Merkel ka zbuluar se çfarë presidenti rus i dhuronte asaj.

Kur gazetarët e pyetën për shkëmbimin e dhuratave gjatë një konference shtypi, Merkel tha: “Jam mirënjohëse që presidenti rus pëlqen birrën gjermane”. Më tej kancelarja gjermane zbuloi se çfarë dhuratash kishte marrë ajo nga Putin.

“Nga ana ime, një herë kam marrë disa peshq shumë të mirë të tymosur”, tha Merkel. Një dhuratë si kjo nuk është e pazakontë po të marrim parasysh faktin se sa shumë Putin e pëlqen peshkimin.

Kujtojmë se presidenti Putin ka deklaruar pak ditë më parë se Merkel i dërgon atij herë pas here si dhuratë, disa shishe me birra gjermane, të prodhuara në Saksoni.

“Herë pas here, Angela më dërgon disa shishe birrë Radeberger”, tha udhëheqësi rus në filmin dokumentar të titulluar “Putin “, i publikuar nga kanali “VGTRK”.

RT shkruan se si politikanë që kanë qëndruar gjatë në detyrë, Merkel dhe Putini kanë kaluar nëpër shtigjet e njëri-tjetrit më shumë se një herë, ndaj edhe shkëmbimi i dhuratave mes tyre ka kuptim, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për produkte të vendeve të tyre.

Të dy liderët përdorin një gjuhë të zakonshme në komunikimin e tyre për mediat. Po ashtu Putin u bë i aftë në gjermanisht, ndërsa punonte si agjent i KGB në Gjermaninë Lindore ndërsa Merkel flet mirë rusisht pasi u rrit jashtë Berlinit Lindor dhe kalonte shumë kohë në Moskë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto