Templates by BIGtheme NET

Arrestohet nusja në Tiranë, akuzohet se vrau një vit më parë vjehrrën me fotoksinë

Në prangat e policisë ka rënë Marjana Çmeta pasi akuzohet se në prill të vitit 2017 ka helmuar me fotoksinë vjehrrën e saj. 

Rreth një vit pas vdekjes së 48-vjeçares Lirije Lami dyshohet se ajo është vrarë nga nusja e saj. Kujtojmë që ngjarja ndodhi në prill të vitit 2017 dhe vdekja e 48-vjeçares Lami u raportua si vdekje natyrale.

Po kështu në polici janë arrestuar  edhe 3 persona të tjerë, mes tyre bashkëshorti i autores. Ata akuzohen si bashkëpunëtorë në krim. Të arrestuarit e tjerë janë Agim Lami, Hysen Shehu, Arben Saliu. 

DETAJE:

Nga Sektori i Hetimit te Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, u finalizua me sukses operacioni “Heshtja e Zgjatur”, si rezultat i të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurimit personal “arrest ne burg” të lëshuara nga Gjykata për Krimet e Rënda për shtetasit: 1. Marjana Cmeta, 21 vjeç, banuese në Tiranë , për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare“, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal. 2. Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal. 3. Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal. 4. Arben Saliu , 41 vjeç, banues në Tiranë , për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30 Prill 2017 , në zonën e Ish -Frutikulturës, Kamëz, ku është gjetur e pajetë në banesën e saj shtetasja L.L, 48 vjeç, banuese në ish-Frutikulturë, Kamëz.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së kësaj shtetaseje, është shtetasja Marjana Cmeta, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës. Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës .

Shtetasit e meposhtem : Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorsisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen . Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për Krimet e Renda.

 

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful