Templates by BIGtheme NET

Daut Gumeni: Në dosjet e ish-sigurimit kishte emra të elitës politike, u fshinë dhe mbetën fakirët

Anëtari i Autoritetit për hapjen e dosjeve Daut Gumeni ka deklaruar mbrëmjen e sotme se mes emrave të sigurimsave janë edhe figura të politikës aktuale.

Gumeni u shpreh në një intervistë për ‘Studio e Hapur’ në News24 se mes rregjistrave të dosjeve të sigurimit gjatë rregjimit të kaluar ka pasur edhe emra politikanësh por që ata janë zhdukur prej aty.

Në emrat që gjendet tani në dosjet janë disa persona të parëndësishëm.

I pyetur se pse është bërë kjo gjë duke larguar emrat që kanë pasur një rëndësi në atë periudhë, Gumeni është përgjigjur se në këtë mënyrë mbahet pushteti dhe se trashqgimtarët e partisë së punës janë të etur për pushtet dhe mënyrat për ta mbajtur atë janë deri në shfaqje kriminale.

“Në dosjet e mëprashme kishte emra të elitës politke. S’kishte pse zhdukeshin. Po qe se janë zhdukur, kam një hall. Janë zhdukur dosjet e atyre që janë pjesëmarrës në politikë dhe kanë lënë fakirët” u shpreh Gumeni.

Për sa i përket pengesave që nuk hapen dosjet Gumeni pohon se janë sipasojë e legjislacionit.

“Pengesat janë nga legjislacioni. U bë copa drejtuesi i institucionit që të vinte dhe të merret miratimin që; bëj ç’të duash”- tha anëtari i Autroitetit të hapjeve të dosjeve, Daut Gumeni.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto