Templates by BIGtheme NET

Donte ta bënte Xhaminë nën kulla, kush është arkitekti danez i Teatrit (PROFIL)

Mbrëmjen e kaluar kryeministri Edi Rama prezantoi projektin për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, projekt i cili është realizuar nga arkitekti danez, Bjarke Ingels.

Danezi është arkitekti i përfolur i hapësirës publike në Tiranë sepse në vitin 2011, ai gjithë pasion planifikoi ndërtimin e xhamisë së madhe të kryeqytetit, as më shumë dhe as më pak se poshtë disa kullave

Në një film të publikuar nga “Bjarke Ingels Group” shpjegohej dizajni i qendrës islamike ku dallohej qartë se si parashikohej ndërtimi i disa kullave të mëdha. Mirëpo ky projekt nuk u miratua nga Bashkia e Tiranës në 2011-ën.

Kjo studio sqaronte se kishte fituar konkursin për të ndërtuar xhaminë në Tiranë, ndërsa shpjegonte se do ndërtoheshin tre ndërtesa të mëdha por në video krahas tre ndërtesave, shiheshin 5 kulla të rreshtuara.

“Tre ndërtesat do të grumbullohen në një trekëndësh në cep të zonës, me dy prej tyre të rreshtuara me rrjetin e qytetit të Tiranës dhe e treta do ketë Mekën përballë.

Secila prej ndërtesave do të rrotullohet për të bërë një kthesë në një shesh publik në qendër, duke e bërë këtë hapësirë publike një zgjatje të qendrës kulturore.”, thuhet në një shkrim të “Dezeen”-s.

 

Projekti për xhaminë

Ingels u bë i njohur në Danimarkë pas dizajnimit të dy komplekseve të strehimit në Orestad: Shtëpitë e VM dhe banesat malore.

Në vitin 2006 ai themeloi “Bjarke Ingels Group”, dhe që nga viti 2009 ka fituar konkurse të shumta arkitekturore.

Në vitin 2012 Ingels u transferua në qytetin e Nju Jorkut ku përveç “VIA 57 West”, BIG fitoi një konkurs pas Uraganit Sandy për përmirësimin e rezistencës së përmbytjeve të Manhatanit.

Po ashtu Bjarke Ingels është vlerësuar nga “Wall Street Journal” me çmimin “Inovatori i vitit” në arkitekturë. Por pavarësisht çmimeve dhe vlerësimeve ai është ndeshur edhe me kritika, për shkak të stilit të tij të veçantë në arkitekturë – projektimin e ndërtesave shumëkatëshe.

Një ndër arkitektët më të respektuar në Amerikë, Richard Meier ka deklaruar se New Jorku po humbiste identitetin me kullat e fundit të ndërtuara në New York.

“Ka një shkallë në Nju Jork dhe ka një shkallë në Londër dhe kjo është ajo që e bën qytetin tonë të madh. Por kjo ka filluar të ndryshojë dhe këto ndryshime janë pa respekt për qytetin.

Është qesharake, është jashtë shkallës. Nëse doni të dilni të blini një shishe qumështi, duhet një orë e gjysmë për të zbritur poshtë. Unë nuk e di se si njerëzit do të jetojnë atje”, tha Meier në intervistën e realizuar në vitin 2016.

Në një shkrim të “The Independent” thuhet se Ingels kënaqet duke theksuar se “Projekti 57 i Perëndimit” në Nju Jork ka një buxhet më të madh sesa Avatar, filmi më i shtrenjtë i bërë ndonjëherë.

Ai e quan atë një “korridor” – një bashkim të një blloku të oborrit evropian dhe qiellgërvishtëseve në Manhattan, duke rezultuar në një piramidë të shtrembëruar, asimetrike, 32 kate të lartë./ Hashtag.al

PROJEKTI PËR XHAMINË MES FOTOSH

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful