Templates by BIGtheme NET

Dyshimet që Teatri Kombëtar po ngrihet me projekt të vjedhur

Projekti për Teatrin Kombëtar u prezantua nga qeveria.  Rama u shpreh se ky projekt është hartuar nga arkitekti Bjorke Ingles, i cili para aktorëve prezantoi projektin dhe u shpreh se do të jetë një godinë me një dizajn modern që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës.

Gjatë fjalës së tij Rama po ashtu edhe arkitekti theksoi se gjithë ky projekt është hartuar nga studio “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë dhe është një projekti i hartuar vetëm për Teatrin Kombëtar.

Dyshimet që lindin për autorësinë e projektit të Teatrit Kombëtar

Projekti i prezantuar dje nga Rama ka një ngjashmëri të madhe me një projekt në Korenë e Jugut, i hartuar për qytetin Busan, i menduar për ndërtimin  e një “Opera”. Ky projekt është hartuar në vitin 2011 dhe mban firmën e disa arkitektëve ukrainas.

Altin Goxhaj ka hulumtuar në lidhje me këtë dhe ka arritur në përfundimin që projekti i Teatrit Kombëtar është kopjuar nga  studio “Forma Architects” e cila ka hartuar projektin për Operan në Korenë e Jugut. 

Goxhaj ka deklaruar se arkitektët ukrainas që kanë bërë projektin për në  Korenë e Jugut janë Oleksiy Petrov, Irina Miroshnykova, Dmytro Prutkin, Alice Magirovskaya, Anton Izhakevich dhe Ksenia Dmitrenko. Sipas tij ata kanë reaguar duke u shprehur se projekti i tyre është vjedhur në Shqipëri.

Po kështu edhe arkitektja Ira Miroshnikova e studios ukrainase “Forma Architects”, që ka bërë projektin e parë  ka reaguar pas prezantimit të djeshëm të projektit për Teatrin Kombëtar në Tiranë. Ajo ka publikuar fotot krahasuese mes dy projekteve dhe shkruan me ironi se nuk beson që ngjashmëria tepër e madhe. “Rastësi? Nuk e besoj…”, shkruan ajo teksa poston edhe fotot krahasuese mes dy projekteve.

Nëse i bëjmë një krahasim të dyja projekteve ka një ngjashmëri të madhe edhe tek numri i sallave, të dyja kanë nga dy të tilla. Po kështu teatri në të dyja projektet ndodhet brenda qendrës tregtare. Identike  janë të dyja projektet në pamje të parë, dy godina si dy pika uji.

A është një projekt i vjedhur projekti i Teatrit Kombëtar që Rama prezantoi dje? Pse Rama e shiti dje si punë të arkitetit kanadez nëse rezulton e vërtetë që është vjedhur si projekt? A janë dhënë para për këtë studio ligjore nëse projekti është i vjedhur? Fotot e mëposhtme dhe sqarimet nga të dyja projektet ngrejnë shumë dyshime. Qeveria Rama për këtë ‘sukses’ të tij duhet të japë shpjegime./Hashtag.al

FOTOT NGA TË DYJA PROJEKTET:

 

Siper -Projekti i teatrit i prezantuar nga Rama. Poshtë-Projekti i “Operas” në Korenë e Jugut.

Projekti për Teatrin Kombëtar:

Projekti për Korenë e Jugut:

Në dy linqet e mëposhtme janë të detajuara dy projektet:

Projekti për Teatrin Kombëtar në Tiranë:

Teatri i ri Kombetar nga Bjarke Ingels Group

Projekti për Operan në Korenë e Jugut:

http://formaarchitects.com/projects.php?i=56

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful