Templates by BIGtheme NET

‘Facebook’-Botuesve të Lajmeve: Do minimizojmë të keqen dhe do nxisim cilësinë

Shefja e prodhimit të lajmeve në ‘Facebook’ Alex Hardiman tregoi publikisht planet e kompanisë për të “rikonceptuar marrëdhëniet e saj” me botuesit e lajmeve në një përpjekje për të “minimizuar të këqijat” dhe për të “promovuar cilësinë”, gjatë një paneli në një festival të filmit.

‘CNN’ raporton se Hardiman, deklaroi se platforma e mediave sociale ishte përqëndruar në “ripërcaktimin e marrëdhënieve të saj” me botuesit e lajmeve, duke punuar në zhvillimin e produkteve për platformën, nga ku do të përfitonin botuesit e lajmeve dhe që do të promovonte gazetari të saktë.

‘Ndërsa po bëjmë ndryshimin në cilësi, gjithçka është në tryezë’,  tha Hardiman. ‘Jemi duke zhvilluar biseda aktive me shumë botues, akademikë dhe ekspertë të fushës’, shtoi më tej.

Hardiman deklaroi se ‘Facebook’ synon të “minimizojë të keqen” dhe “të promovojë cilësinë” në platformën sociale të mediave.

Brian Stelter i ‘CNN’ kritikoi në mënyrë të habitshme platformën që po tregonte Hardiman,  se herë pas here dukej sikur ‘Facebook’ kishte dështuar të kuptonte se si funksionon biznesi i lajmeve dhe sugjeroi që të konsiderohej pagesa direkte për botuesit dhe gazetarinë që bënin.

Hardiman pretendoi se përditësimi i fundit i algoritmeve të kompanisë, i cili i jep përparësi postimeve të anëtarëve të familjes, në raport me postimet nga botuesit, nuk ishte përgjegjës për botuesit që dilnin jashtë biznesit. Publikimet ‘LittleThings’ u mbyllën kohët e fundit, duke theksuar se një nga shkaqet ishte edhe algoritmi i llogaritur.

Alex (Alexandra) Hardiman

Hardiman pohoi se botuesit që fajësojnë ‘Facebook’ për çështjet e tyre kanë gjasa të “abuzojnë sistemin” në mënyra të tjera, shkruan ‘Breitbart’.

Hardiman përsëriti një frazë nga Shefi i Partneriteteve për Lajmet, Campbell Brown, duke thënë se kompania tani ka planifikuar t’u japë përparësi botuesve nisur nga besueshmëria. “Ne, historikisht brenda ‘Facebook’ nuk kemi dalluar mes llojeve të ndryshme të lajmeve dhe kjo ishte problematike,” tha Hardiman. “Njëtrajtësimi i lajmit do të thotë që nuk mund të thuash gjithmonë dallimin mes diçkaje që ishte e besueshme, kundrejt diçkaje mashtruese”, tha më tej.

Hardiman deklaroi se ‘Facebook’ po punonte për disa nisma me qëllim që botuesit të fitojnë para nga përmbajtja e tyre në platformë dhe kishin investuar 3 milionë dollarë në një program për përshpejtimin e botimeve që kompania e përshkruan si një “program pilot tre mujor në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar gazetat e metrosë ta çojnë  biznesin e tyre të abonimit dixhital në një nivel të ri’.

Stelter vuri në dukje se 3 milion dollarë është një investim shumë i vogël për ‘Facebook’, i cili goditi 13 miliardë dollarë të ardhura në tremujorin e katërt të vitit 2017.

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful