Templates by BIGtheme NET

FOTOJA që po thyen rrjetin, gruaja e deputetit rus zhvishet nudo

Publikimi i fotos së gruas së një deputeti ka shkaktuar mjaft debate në Rusi. Yulia Dyatlova, bashkëshortja e Aleksandrit Dyatlov, një deputet i partisë “Rusia e Bashkuar”, ka pozuar nudo krahas disa modeleve, për të inkurajuar rusët që të votojnë në zgjedhjet presidenciale të dielën.

Dyatlova shfaqet e rrethuar nga tetë vajza me këmbë të gjata, me sa duket lakuriq, me një tip flamuri që shpall  se ato “Do të shkojnë në zgjedhje”.

“Ne do të takohemi në vendvotim”, shkruhet mbi posterin me të cilin janë mbuluar gratë. Dyatlova tha se lakuriqësia nuk është përdorur për të zbuluar më shumë nga trupi i tyre, por për të nxjerrë në pah një lidhje të përbashkët midis modeleve amatore.

“Jashtë të gjitha këto gra janë të ndryshme dhe bëjnë punë të ndryshme – një inxhiniere, një mësuese një studente, një instruktore palestre. Por ne të gjithë duam ta bëjmë botën më të bukur dhe vendin tonë më të mirë dhe donim të tregojmë se të gjithë llojet e njerëzve duhet të jenë të interesuar për të ardhmen”, shpjegon gruaja e deputetit e cila më tej shtoi se bashkëshorti i saj nuk është as xheloz e as  nuk është ndjerë i zënë ngushtë nga imazhet e publikuara.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto