Templates by BIGtheme NET

I vendosin vajzës emër djali, qeveria franceze hedh në gjyq prindërit

Dy prindër në Francë po përballen me një çështje të çuditshme në gjykatë pasi kanë vendosur ta quajnë vajzën e tyre Liam.

Edhe pse kjo është një dukuri normale për prindërit anglezfolës, kjo është një histori tjetër për popullin francez. Ka qënë nisma e një prokurori public, që dëshiron të ndalojë familjen nga përdorimi i këtij emri, sepse ka gjasa të krijojë një rrezik të konfuzionit gjinor për fëmijën.

I njëjti prokuror u kërkoi zyrtarëve që t’i japë fëmijës një emër tjetër të zgjedhur nga prindërit dhe, në mungesë të kësaj, nga gjyqtari i çështjes.

Edhe pse kjo mund të duket pak ekstreme për disa, kjo lloj ndërhyrjeje është mjaft e zakonshme në Francë. Deri në vitin 1993, prindërit mund t’i zgjidhnin emrat e foshnjeve vetëm nga një listë e miratuar nga qeveria franceze.

Marrë nga: msn.com

Përshtati: Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto