Templates by BIGtheme NET

Ministri serb i Mbrojtjes: Kosova nuk mund të ketë forcë të armatosur përveç KFOR-it

Ministri Serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin është shprehur se Kosova nuk mund të ketë forcë tjetër të armatosur përvecc asaj të KFOR-it pasi Serbia e njeh atë si forcën e vetme të mundshme dhe të pranueshme.

Deklarimet ministri serb i ka bërë duke komentuar deklaratën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchel i cili us hpreh gjatë vizitës në Prishtinë përkrahin krijimin e një ushtrie të Kosovës.

Vulin për këtë çështje u shpreh se ‘Rezoluta 1244 është shumë e qartë dhe nuk e lejon këtë gjë’.

Në Kosovë nuk mund të jetë vetëm një forcë e armatosur, dhe kjo është KFOR-i. Derisa Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk ndryshon vendimin e saj kështu do të jetë, dhe për Serbinë kjo është e vetmja e pranueshme”, ka thënë Vulin, përcjell Telegrafi.

Siç thotë ai, në Kosovë nuk mund të ketë asnjë ushtri, kurrfarë ushtrie e Kosovës, ajo mund të themelohet vetëm me forcë brutale.

Krijimi i formacioneve të tilla të paligjshme të armatosura përbën një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin”, ka thënë ministri Vulin sot gjatë një vizite në kazermën “Banjica” në Beograd, ku mori pjesë në ceremoninë e përcjelljes së kontingjentit ushtarak serb në operacionet shumëkombëshe të Kombeve të Bashkuara në Qipro.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful