Templates by BIGtheme NET

Ministri turk paralajmëron nga Moska: Raportet me SHBA-në në pikën e moskthimit

Turqia është ‘në pikën e moskthimit në marrëdhëniet me SHBA-në’ – tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu. Dy partnerët kryesorë të NATO-s, janë përplasur ashpër kohët e fundit lidhur me çështje të ndryshme.

‘Njerëzit në Turqi kanë një qëndrim shumë negativ ndaj SHBA-së, sepse nuk ajo nuk e mban fjalën e dhënë dhe gënjen vazhdimisht’, tha Cavusoglu, duke iu drejtuar studentëve në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës, të martën.

‘Marrëdhëniet mes vendeve tona janë në pikën e moskthimit’, tha ai, duke përmendur se në muajin shkurt, të dyja vendet krijuan grupe pune, për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Cavusoglu me sa duket iu referua ekipeve të punës që u ngritën më herët, gjatë përshkallëzimit të situatës në Manbij, ku Turqia po kryen aktualisht një operacion ushtarak kundër kurdëve të mbështetur nga SHBA.

Cavusoglu ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se marrëdhëniet e tensionuara mes aleatëve po shkojnë drejt një pike kritike. Të dy palët ‘ose do i rregullojnë këto marrëdhënie ose ato do të thyhen plotësisht’, tha ai në shkurt.

Ankaraja u ndje e provokuar nga mbështetja ushtarake amerikane për forcat kurde në Siri, duke përfshirë edhe ‘YPG’-në. Turqia e konsideron ‘YPG’-në një krah të lëvizjes së PKK, e cila cila cilësohet gjithashtu një organizatë terroriste nga Ankaraja.

Pas kërkesës së Turqisë, Uashingtoni, premtoi të pushojë mbështetjen e armatosur për kurdët.

Duke folur në Moskë, ministri i jashtëm turk preku edhe një pikë tjetër përplasjeje mes Ankarasë dhe aleatëve të saj të NATO-s, lidhur me blerjen e sistemeve raketore ‘S-400’, të prodhuara nga Rusia.

‘Turqia është anëtare e NATO-s, por ne jemi shtet i pavarur, ne nuk jemi shtet satelitor. Vende të tjera të aleancës mund të blejnë armë nga shtetet jo-anëtare të NATO-s, kemi të njëjtën të drejtë dhe liri’, tha diplomati më i lartë turk.

Ankaraja do të përdorë sistemin ‘S-400’ vetëm nëse sulmohet, tha Cavusoglu, duke shtuar se Turqia nuk po planifikon të përdorë armët gjatë operacionit të saj kundër kurdëve në Afrin, Siri. Uashingtoni nga ana e tij duket të jetë i pasigurt në lidhje me marrëveshjen.

Në vitin 2017 dhe përpara se marrëveshja të konfirmohej, Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Xhejms Mattis sugjeroi që ‘S-400’ nuk do të ishin të ndërveprueshme me sistemet e NATO-s.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u kundërpërgjigj duke thyënë se Turqia nuk dëshiron të presë të mbrohet nga aleatët të saj të NATO-s.

‘Çfarë mendoni ju? Që duhet të presim për ju?’ – tha ai në shtator 2017.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto