Templates by BIGtheme NET

Profili i gruas së parë në krye të CIA-s, kush është Gina Haspel

Pas shkarkimit nga detyra të Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, vendin e tij e ka marrë drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, kurse CIA do drejtohet nga zëvendësja e Pompeos, Gina Haspel.

Gina Cheri Haspel, lindur më 1 Tetor të 1956, është gruaja e parë, e cila do të drejtojë një agjensi si CIA me një karrierë 30 vjeçare si agjente.

Haspel në vitin 2002, mbajti postin e drejtoreshës së një burgu në Tajlandë, ku mbaheshin disa të dyshuar si anëtarë të grupimit terrorit “al-Qaeda”, të cilët gjatë marrjes në pyetje torturoheshin me metodën e ujit (Waterboarding), nga e cila ajo mori edhe pseudonimin “Gruaja e Torturës”.

Njëri nga të dyshuarit, i njohur si Abu Zubayda, torturohej me ujë 83 herë në muaj dhe më pas përplasej me kokë nëpër mure. Zubayda nuk flinte asnjëherë mjaftueshëm dhe nëse e bëntë, e bënte në disa kutia që ngjanin si arkivole.

Ajo që çuditi opinionin publik ishte fakti që Trump zgjodhi atë si një pasardhëse të denjë Pompeos, pasi edhe vetë emërimi i saj si zv. drejtore e CIA-s, vitin e kaluar shkaktoi polemika.

Drejtori i CIA-s në atë kohë, Mike Pompeo, ishte ai që e mbështeti duke e përshkruar për publikun si një oficere inteligjente dhe me një aftësi të çuditshme për të bërë gjërat dhe për të frymëzuar njerëzit  përreth saj”.

  

Emërimi i Haspelit si zëvendës drejtore e CIA-s u përshëndet edhe nga ish-drejtori shërbimit të inteligjencës James Clapper – por nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për Bashkimin Amerikan për Liritë Civile, të cilët kishin rezervat e tyre lidhur me teknikat e ashpra të marrjes në pyetje që ajo përdori në Tailandë.

Menjëherë pas bërjes publike të kandidaturës nga Trump në një deklaratë për shtyp, ajo tha: “Unë i jam mirënjohëse Presidentit Trump për mundësinë, dhe e përulur nga besimi i tij në mua. Nëse konfirmohet, do ta siguroj Presidentin Trump mbi mbështetjen e jashtëzakonshme të CIA-s, agjenci që ai  ka arritur të rrisë që në vitit të tij të parë në krye të detyrës.”

Haspeli ka shërbyer gjithashtu si shefe e agjencive jashtë vendit, ndërsa në Uashington, ajo ka mbajtur disa pozita të larta udhëheqëse, duke përfshirë postin zv.drejtoreshës së Shërbimit Kombëtar të Klandestinëve dhe zv.drejtoreshën e Shërbimit Kombëtar Klandestin për Inteligjencën e Huaj dhe Veprimin e Fshehtë.

Marrë nga: https: nypost.com

Përshtati: Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto