Templates by BIGtheme NET

Projekti i teatrit/Lubonja ‘lumë’ akuzash: Rama dhe Kumbaro mashtruesa ordinerë, banditë

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar së fundmi projektin e Teatrit Kombëtar i cili u prezantua dje nga kryeministri Edi Rama. Lubonja i quajti mashtrues ordinerë si kryeministrin Rama ashtu edhe ministren e Kulturës Mirela Kumbaron. 

“Ministrja tha s’ka projekt para një jave, dje doli projekti. Këta tallen me njerëzit, por këta s’kanë as dinjitet. Janë kthyer në mashtrues ordinerë, me në krye kryemashtruesin Edi Rama. Këta na kanë vënë poshtë. Mbrapa teatrit do ngrihen katër kulla që sipas disave do shkatërrojnë edhe sarajet. Dikush thotë që do i fusin në xham. Këto janë çmendurira. Çështja është këtu është, a është çmenduria e Edi Ramës që po i përdor këta oligarkët? Është babëzia e këtyre? Apo është pastrim parash sepse aty nuk ka asgjë tjetër dhe këto kulla janë çmimi që paguan qyteti. Pikëpyetje që duhet të ngrejë shoqëria shqiptare dhe jo është i bukur apo nuk është i bukur ai projekt. Për mua është i bukur ai projekt që është sepse ka histori”, u shpreh Lubonja në “News 24”. 

Ai tha se është pro rikonstruksionit të teatrit aktual pa e prishur strukturën e tij.
“Logjika është që duhet të rikonstrukstohen. Po të suvatohej ky shumë mirë, ai është një kompleks historik dhe shumë i bukur. Unë po tentoj të reagoj. Këta janë banditë që duhen nxjerrë nga zyra. Nuk ka jo opozita, jo vota. Këta votimet i kanë kapur. Këta do nxirren nga zyra kur të bëhet m.. mullar. Atyre iu hoqën zvarrë monumentet, këta meritojnë të hiqen zvarrë vetë. Dalin gënjejnë ditë për ditë. Iu lënë dhe trashëgim fëmijëve gënjeshtrën si mjet për të pasur sukses.”, përfundoi Lubonja. 

Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama u shpreh qartë se nuk është ndonjë mëkat që teatri të jetë  me kullë, apo nën kullë. 

Pas prezantimit të projektit nuk kanë qenë të pakta reagimet në lidhje me këtë projekt, ku nuk munguan akuzat ndaj Ramës se po e betonizon Tiranën. 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto