Templates by BIGtheme NET

Propozimi i Nishanit për PD-në: Të rikthehen Imami, Topalli dhe Patozi

Ish-Presidenti i Republikes, Bujar Nishani në një prononcim për Klan, i ka cilësuar si stisje artificiale dyshimet e ngritura se kompani ruse kanë financuar Partinë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë.

“Është stisje e debatit politik që qeveria kërkon të krijojë një kauzë të re për t’i ikur problemeve si varfëria, azili i shqiptarëve, shkatërrimi i institucioneve, trafiku i drogës nga ai i kanabisit tek ai kokainës, dhe korrupsioni. Është një kauzë që nuk ngjit, sepse Partia Demokratike është lindur për të sjellë produkte pro-euroatlantiste deri në aktin më madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Vet zoti Basha kryenegociatori diplomatik i procesit”.

Nishani ka folur edhe mbi zhvillimet politike në vend duke qëndruar më shumë tek zhvillimet brenda PD-së. Sipas tij kthimi në alternativë qeverisëse duhet të kalojë përmes afrimit të figurave që u lanë jashtë listave të deputetëve nga Lulzim Basha, si Imami, Bregu, Topalli apo Patozi.

“Opozita s’mund të qëndrojë strikt tek identifikimi i problemeve, por duhet të ofrojë modelin se si do të jetë ky ndryshim. PD ka potencial njerëzor që nga krijimi i saj, njerëz me reputacion, dhe këto janë të nevojshme për Partinë Demokratike”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful