Templates by BIGtheme NET

Qeveria pezullon ligjin 7501 në zonat bregdetare dhe strategjike për investim (Vendimi)

 

Këshilli i Ministrave me anë të një VKM-je ka pezulluar përkohësisht procedurat e kalimit në pronësi të përfituesve të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të rregjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi në zonat me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike.

E thënë më qartë qeveria ka pezulluar ligjin 7501 të vitit 1991 i cilu u jepte tokë të gjithë personave fizikë dhe juridike.

L I G J Nr. 7501, datë 19.7.1991 për Tokën

Neni 2: Shteti u jep tokë personave fizikë a juridikë. Këta gëzojnë të drejtën e pronësisë mbi sipërfaqen e tokës dhe të gjithë të drejtat që përmbahen në këtë ligj. Ndalohet shitja dhe blerja e tokës.

Neni3: Toka bujqësore u jepet në pronësi ose në përdorim personave juridikë a fizikë vendas pa shpërblim.

Me këtë ligj qeveria i’u heq të drejtën personave që kanë përfituar toka sipas ligjit 7501 në zonat bregdetare dhe ato me interes strategjik.

Në vednimin e qeverisë nuk është caktuar një afat se sa do zgjasë ky ”pezullim i përkohëshëm’ i ligjit 7501.

Ndërkohë në këtë vendim të Këshillit të Ministrave të datës 13 mars 2018 janë përcaktuar edhe qytetet në të cilat ligji 7501 do të pezullohet.

Sipas vendimit përfshihen qytetet e Shkodrës, Lezhës, Kurbinit, Durrësit, Kvajës, Rrogozhinës, Divjakës, Fierit, Vlorës, Himarës, Sarandës dhe Konsipolit të gjitha këto bashki të cilat kanë dalje në det dhe shihen si sektorë strategjike.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto