Templates by BIGtheme NET

Qytetari ‘zë ngushtë’ Ramën në Elbasan, kryeministri kërkon ndihmë nga Peleshi

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi një aktivitet me qytetarët e këtij qyteti në kuadër të programit të zhvillimit 2021 dhe shqiperiaqeduam.al. Sipas Ramës kjo është platforma e bashkëqeverisjes, ku dëgjohet zëri i çdo qytetari dhe zgjidhet çdo ankesë e ligjshme apo kërkesë e mundshme.

Por teksa po dëgjonte ankesat e qytetarëve në një prej tyre Rama u ‘zu ngushtë’ dhe thirri Niko Peleshin , ministrin e Bujqësisë për t’i dhënë sqarime qytetarit. “Më kanë vendosur 1 milion lekë gjobë në vitin 2014. Ma kanë vendosur për 5 kile mish.”, u shpren qytetari. Rama menjëherë ftoi Peleshin për të dhëna sqarime i cili u shpreh se nuk e njihte çështjen. “Unë nuk e njoh këtë çështje, por ka procedura që të ankohesh. Duhet të jenë të gjithë në rregull, të ngrihen në një standard tjetër. Nuk kemi një standard për të informuar.”, u shpreh Peleshi.

Dialogu

Qytetari: Më kanë vendosur 1 milion lekë gjobë në vitin 2014.

Rama: Si në 2019 se 2019 nuk ka ardhur akoma.

Qytetari: Në 2014 jo në vitin 2019. Më kanë vendosur dhe një gjobë tjetër në 2018, pa të drejtë.

Rama:  Ja ministri i Bujqësisë të të japë përgjigje.

Qytetari: Ma kanë vendosur për 5 kile mish.

Peleshi: Unë nuk e njoh këtë çështje, por ka procedura që të ankohesh. Duhet të jenë të gjithë në rregull, të ngrihen në një standart tjetër. Nuk kemi një standart për të informuar. Kemi platformën për bashkëqeverisjen për të adresuar ankesën.

Qytetari: Unë jam me çdo gjë në rregull.

Peleshi: Je ti, po nuk janë të tjerët.

Rama: Këtu dhe kryetari i opozitës thotë që jam në rregull kur e di që nuk është në rregull, jo më një kasap.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto