Templates by BIGtheme NET

Roma kualifikohet për në çerekfinale, Sevija eleminon Man.United

Në sfidat e fundit të fazës së 1/8 të Champion League kualifikimin për në çerekfinale e ka siguaruar ekipi i Romës dhe Sevijës.

Roma arriti të fitonte ndaj Shakhtar Donetsk me rezultatin 1-0 edhe pse sfida e parë kishte përfunduar në favor të ukrainasve 2-1. Kualifikimi i Romës vjen për gol të shënuar në fushë kundërshtare pasi rezultati i përgjithshëm përfundoi 2-2.

Goli i vetëm që i dha kualifikimin italianëve erdhi nga Dzeko.

Ndërsa në sfidën tjetër Manchester United nuk arriti të siguronte kualifikimin për më tej pasi është mundur nga Sevija me rezultatin 1-2.

Ishullorët janë treguar të pafuqishëm përballë spanjollëve edhe pse sfida luhej në Angli.

Golat u shënuan nga Lukaku për Man.United ndërsa për Sevijan fitorja erdhi nga këmbët e Ben Yedder me një dygolësh.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful