Templates by BIGtheme NET

Si tentoi Rama të përdorë Ndrenikën-Aktori: Projekti i teatrit, xhungël urbane

Aktori Robert Ndrenika e ka kundërshtuar projektin e ri të Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar atë një xhungël urbane, një dyndje, që kur do ndërtohej do ishte krejt ndryshe nga sa dukej në foto.

‘Sepse kjo që pashë këtu ishte një dyndje, një xhungël urbane. Ajo dukej e bukur, siç thashë kartolinë, por do e shihni se ç’do bëhet aty.’

Në fjalën e tij në prezantimin e projektit në Kryeministri, Ndrenika theksoi shqetësimin e tij për ndërtimin e teatrit të ri me partneritet publik-privat duke kërkuar që ai të ndërtohej nga shteti.

Pas fjalës së kryeministrit, aktori i njohur kërkoi fjalën por Rama nuk e lejoi duke i kërkuar që të shohë më parë projektin.

‘Jo jo, prit shiko projektin njëherë’ – mësohet t’i ketë thënë Rama-Ndrenikës.

‘Mirë, dakord, po shoh projektin’ – është përgjigjur pa mikrofon Ndrenika.

Pas prezantimit të projektit nga arkitekti danez Bjarke Ingels, Rama e mori përsëri fjalën duke thënë: ‘Unë po largohem tani, diskutoni me njëri- tjetrin.’

Ndrenika tha se nuk ishte lejuar të ndërhynte për të pyetur, edhe pse nga kamerat kjo ishte e pamundur të fokusohej për shkak se aktiviteti ishte me regji qendrore.

‘Kryeministri nuk na donte se kështu na kishin thënë, por rezulton se na dashka.’ tha Ndrenika.

‘Rama nuk kish ftuar asnjë prej kundërshtarëve të vendimit të tij’, mësohet të ketë thënë aktori pas daljes nga kryeministria.

Një tjetër aktor i njohur i skenës, Timo Flloko, e ka kundërshtuar projektin e Ramës për Teatrin Kombëtar.

‘Unë jam për një teatër unik, ngrehinë që të qëndrojë më vete, të mos përfshihet në një ndërtesë biznesi. Jam i atij mendimi që artistët vetë, më mirë se ata nuk e di askush, se sa vlen ajo strehë ku ata krijojnë. Teatri është kujtesë, memorie, janë disa pisha që kanë emrin e një artisti. Është një kujtesë që nuk mund të zhbëhet. Është aty’ – ka thënë Flloko.

Fjala e Ndrenikës

Tani kjo që pashë më tepër mu duk si një kartolinë, ka arkitektë këtu që mund të flasin, unë për vete do të doja ta shihja me maket, që të di si është skena, a ka xhepa skena, gjëra konkrete që na duhen neve si aktorë, por gjëja kryesore.

Mua më shqetëson shumë ai partneriteti me privatin. Unë jam i bindur që shteti shqiptar nuk e ka problem të ndërtojë një teatër kombëtar. Këtë s’ma heq njeri nga mendja dhe shembull kam këtë Maqedoninë fqinje, e cila nuk po e respekton marrëveshjen e Ohrit, po i shtyp shqiptarët, por për shqiptarët po bën një teatër shumë shumë të mirë. Po e bën vetë, pa partneritet privat.

Prandaj do ju lutesha shumë kryeministrit, zonjës ministre të heqin dorë nga partneriteti privat dhe të gjejnë fonde. 5 milionë i kanë nga greku, le të marrin edhe nja 25 milionë borxh dhe t’i lajnë me afate dhe mund të bëhet kjo.

Sepse kjo që pashë këtu ishte një dyndje, një xhungël urbane. Ajo dukej e bukur, siç thashë kartolinë, por do e shihni se ç’do bëhet aty. Pra unë jam i mendimit ndoshta le të shtyhet kjo kohë edhe ca kohë por ama shteti të bëjë teatrin kombëtar. Faleminderit.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful