Templates by BIGtheme NET

Të zhdukur prej disa ditësh, gjenden në Durrës 9 marinarët nga Nepali

Policia e Durrësit ka gjetur 9 shtetasit nga Nepali që ishin zhdukur pa lënë gjurmë nga hoteli ku ishin strehuar më datë 10 mars. 

“Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largimin e 9 shtetasve nepalez, më datë 12.03.2018, janë gjetur në Tiranë dhe ndodhen të shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Punohet për sqarimin e rrethanave të largimit të tyre. Neni 298 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Sjellim në vëmendje që 9 nepalezë hynë në vendin tonë përmes pikës kufitare të Rinasit në datë 9 mars, me qëllim për t’u punësuar si marinarë në një anije në Durrës. Por këta shtetas u zhdukën lënë gjurmë, ndërsa lanë në hotel bagazhet dhe dokumentacionet e tyre. Ata u larguan nga hoteli më 10 mars. Sakaq, policia po heton rreth mënyrës se si u zhdukën këta shtetas të huaj.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful