Templates by BIGtheme NET

U diagnostifikua me probleme në zemër, futbollisti i Manchester United vendos të tërhiqet

Mesfushori anglez, Michael Carrick është diagnostifikuar me probleme në zemër. “BBC Sport” shkruan se futbollisti ka vendosur të tërhiqet në fundin e ketij sezoni, për shkak se disa javë më parë ka zbuluar se ka probleme me zemrën.

“Nëse trupi të thotë se ka ardhur momenti të heqësh dorë nga futbolli, duhet ta pranosh”, ka deklaruar vetë Carrick në një deklaratë për shtyp.

 “Më ka ndodhur në ndeshjen kundër Burton dhe në stërvitje. Ka raste kur pyes veten nëse ia vlen akoma që të luaj, por famtmirësisht e kam kaluar”, ka vijuar më tej ai.

Pavarësisht tërheqjes nga ndeshjet, Carrick nuk ka hequr dorë nga futbolli. Ai ka deklaruar se do pëlqente dhe mund të pranonte ofertën e klubit të Manchester United, për të marrë një rol si trajner në ekipin e parë në fund të sezonit.

Në janar, trajneri Jose Mourinho tha se do të ishte “shumë i lumtur” nëse Carrick do vendoste të qëndrojë në klub edhe pse jo në lojë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto