Templates by BIGtheme NET

Vazhdon ‘beteja’/ Fino konteston zgjedhjet në FSHF, shkon në CAS

Pas humbjeve të zgjedhjeve për kreun e FSHF, kandidati Bashkim Fino është i vendosur se procesi ishte i parregullt duke e çuar çështjen në CAS.

Vendim ky që u mor gjatë procesit të Asamblesë Zgjedhore, e cila e ka çuar në CAS-in shqiptar dhe më pas atë të Lozanës.

I kontaktuar nga Top Channel, Bashkim Fino sqaron hapat e ndërmarrë.

“E kam dërguar me kohë në CAS çështjen e zgjedhjeve. Ne në fillim kemi bërë një ankimim në CAS-in vendas, sepse ashtu është si procedurë edhe pse me sa di unë Federata nuk e njeh CAS-in shqiptar, për këtë arsye e kemi dërguar edhe në CAS-in e Lozanës. CAS-i i Lozanës i ka sjellë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe studios tonë të avokatisë, një shkresë ku i kërkon ta zgjidhin këtë çështje në CAS-in vendas, në rast të kundërt brenda 3 ditësh do të fillojë çështja në Lozanë”, thotë Fino.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit ka theksuar faktin se CAS-i vendas është një institucion i cili nuk është i regjistruar në gjykatë dhe si të tillë nuk e njeh.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful