Templates by BIGtheme NET

Video dramatike – Anëtari i bandës qëllohet për vdekje në sallën e gjyqit

Autoritetet në Salt Lake të SHBA-së, publikuan ditën e djeshme pamjet nga një gjyq federal nga viti 2014, ku tregohet një oficer i ‘US Marshals’, duke qëlluar për vdekje një të pandehur, që tentoi të vriste me stilolaps një dëshmitar që po fliste kundër tij në seancë.

Video tregon të pandehurin, Siale Angilau, një anëtar 25-vjeçar i bandës ‘Tongan Crip’, i cili ngrihet nga vendi i tij pranë avokatit të tij gjatë dëshmisë.

Ai rrëmben stilolapsin e avokatit të tij dhe përpara se ndonjë oficer të mund të reagonte, Angilau vërshoi drejt dëshmitarit dhe kërceu mbi tavolinë, duke u përjekur të godasë dëshmitarin.

Dëshmitari mënjanohet paksa dhe Angilau bie poshtë, në vendin ku qëndronte i ulur personi që po fliste kundër tij. Në çast, ofieceri i US Marshals, i identifikuar si Jane Doe,  e qëlloi me 4 plumba Angilaun duke e lënë të vdekur.

Gjatë videos dëgjohen të thirrurat e një oficeri pranë Angilaut që i kërkon atij të lëshojë stilolapsin:

‘Lëshoje stilolapsin, hidhe nga dora’ – i bërtet ofieceri, të pandehurit.

Më pas ky i fundit qëllohet për vdekje nga oficeri.

Angilau ishte një nga 17 personat e arrestuar të bandës ‘Tongan Crip’, që po gjykoheshin për sulm të armatosur, grabitje me armë dhe armëmbajtje pa leje. Ai ishte i pandehuri i fundit në çështjen që po gjykohej.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto