Templates by BIGtheme NET

7 mesazhet që na la shkencëtari Stephen Hawkings

Stephen Hawkings është shkencëtari dhe fizikanti legjendar, i cili pavarësisht se në moshën 22-vjeçare i thanë se kishte vetëm pak vite jetë, ai jetoi edhe për rreth 50 vite të tjera në një karrige me rrota.

Hawkings ndërroi jetë mëngjesin e ditës së sotme, por la pas një kontribut shumë të madh në fizikë. Për të është realizuar edhe një film i titulluar “The Theory of Everything”, ku në rolin e tij luante fituesi i çmimit “Oscar”, Eddie Redmayne. Ky film përshkruan rritjen e famës së shkencëtarit dhe marrëdhënien me gruan e tij të parë, Jane.

Më poshtë kemi renditur 7 prej mesazheve më të rëndësishme që na ka lënë Hawkings, mesazhe jo për fizikën siç mund ta mendoni, por mesazhe me shumë vlerë për jetën.

MESAZHET E HAWKINGS

1-Ne jemi thjesht një racë më e përparuar e majmunëve, në një planet të vogël të një ylli me madhësi mesatare. Por ne mund ta kuptojmë universin. Kjo na bën ne të veçantë.

 

2-Nëse alientët na vizitojnë, përfundimi do të ishte i ngjashëm me atë që ndodhi kur Kolombi shkeli për herë të parë, situatë e cila nuk shkoi mirë për vendasit. Ne thjesht duhet të shohim veten, se si jeta inteligjente mund të shndërrohej në diçka që nuk do të donim të ndodhte.

3-Armiku më i madh i dijes nuk është injoranca, por iluzioni se dimë.

4-Së pari, kujtohuni të shikoni yjet dhe jo poshtë këmbëve të tua. Së dyti, mos hiqni kurrë dorë nga puna. Puna ju jep juve kuptim dhe një qëllim dhe jeta është e paplotë pa të. Së treti, nëse jeni mjaftueshëm me fat sa të gjeni dashurinë, kujtohuni që është atje dhe mos e hidhni tutje.

5- Këshilla ime për personat e tjerë me aftësi të kufizuara, është: Përqendrohuni në gjërat që paaftësia juaj fizike nuk ju pengon që t’i bëni mirë. Mos u bëni me mangësi në shpirt, siç jeni fizikisht.

6-Radhën tjetër që dikush ju ankohet se keni bërë gabim, thuaji që edhe kjo mund të jetë një gjë e mirë. Sepse pa ndonjë mangësi, as unë e as ti nuk do të ekzistonim.

7-Qëllimi im është i thjeshtë. Është të kuptoj plotësisht universin, pse ai është ashtu siç është dhe pse ekziston.

*Marrë nga Russia Today/ Përshtati Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto