Templates by BIGtheme NET

Ambasadorja e SHBA-së: Nëse OKB s’e ndal Assadin, do e bëjmë ne

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, ka paralajmëruar se SHBA-ja do ndërmarrë veprime në Siri, nëse Këshilli i Sigurimit i OKB nuk arrin ta bëjë këtë.

Zyrtarja përmendi sulmin e vitit të kaluar në një bazë ajrore siriane si një shembull i veprimeve të mundshme të SHBA.

‘Nuk është rruga që ne preferojmë, por është një rrugë që kemi treguar se do të marrim dhe jemi të përgatitur të marrim përsëri,’ – tha Haley në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën.

‘Kur komuniteti ndërkombëtar nuk vepron, ka raste kur shtetet janë të detyruara të ndërmarrin veprimet e tyre.’

‘Kur Këshilli i Sigurimit ‘dështoi të vepronte’ pas incidentit me armë kimike në Sheikhoun vitin e kaluar, SHBA goditi bazën ajrore nga e cila Assad kishte nisur sulmin e tij kimik’, tha Haley. Diplomatja amerikan fajësoi Rusinë për mos respektimin e armëpushimit 30-ditor në Siri.

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto