Templates by BIGtheme NET

Arkitekti italian Stefano Boeri, nën hetim

Stefano Boeri, arkitekti i njohur italian është vënë nën hetim për procedurat që çuan në konfiskimin e qendrës multifunksionale të Norcia-s në Itali. Emri i tij, sipas medieve italiane, shfaqet në njoftimin e garancisë për kryetarin Nikola Alemanno.

Boeri ishte i përfshirë si drejtor i punimeve, raporton ANSA. Për të dhe për kryetarin e bashkisë po hetohet mbi shkeljen e rregullave të ndërtimit për qendrën, për të cilën ka dyshime se është realizuar në mungesë të lejes së ndërtimit dhe autorizimit të mjedisit.

Qendra u ndërtua me fonde, nga një ndihmë e menjëhershme pas tërmetit, të mbledhur nga mediet ‘Corriere della Sera’ dhe ‘Tg’ e ‘La7’-ës.

Sekuestro preventive e qendrës ​​u urdhërua nga gjyqtari i Spoletos me kërkesë të prokurorit. Paraprakisht theksohet se qendra është ndërtuar në një zonë që i nënshtrohet mbrojtjes së mjedisit pasi është brenda Parkut të maleve Sibillini dhe në një vend me interes të komunitetit. Më pas kundërshtohet  edhe struktura e Ancaranos, e cila ka dyshime se është një përjashtim nga rregulloret dhe menaxhimi i emergjencës së tërmeteve.

Qendra multifunksionale “Norcia 4.0” projektuar nga Stefano Boeri

Qendra do shërbente si një ambjent për komunitetin, në pritje të rindërtimit të plotë të ndërtesave publike të dëmtuara nga tërmeti i 30 tetorit 2016. Përhapur në një sipërfaqe prej 450 metra katror, qendra ka dy dhoma shumefunksionale (një me 150 vende dhe një me70), e ndarë nga një bllok shërbimi qendror.

Boeri ka komentuar situatën e tij duke thënë se është i qetë. “Jam i qetë’’, përgjigjet Boeri për ANSA-n.

‘Mendoj se është një keqkuptim gjigant. Jam megjithatë pa fjalë. Nuk di si ta them që është e përkohshme, qendra mund të çmontohet dhe të mblidhet, duke përfshirë impjantet. Më vjen keq, me të vërtetë, për komunitetin që ka jetuar me këtë çështje dramatike dhe shihet privatisht vendi i vetëm i bashkimit të sigurt. Por për këtë pyesni kryetarin. Ajo përdoret për shkolla, për teatrin, për mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Ne kemi punuar me zemër në shërbim të plotë vullnetar. Si i thonë nuk është e përkohshme, është një shembull i përkohshmërisë. Kështu që të gjitha shtëpitë nuk janë të përkohshme’, reagon arkitekti italian.

‘Tirana2013’, projektuar nga Boeri

Stefano Boeri është arkitekti që ka realizuar vjet projektin për planin urbanistik të Tiranës dhe ka propozuar pyllin orbital./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful