Templates by BIGtheme NET

Basha uron Merkelin: Lajm pozitiv, Gjermania ka sërish një udhëheqje të qëndrueshme

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka uruar Angela Merkelin për marrjen për herë të katërt të mandatit si kancelare të Gjermanisë. 

Basha ia dërgoi urimet kancelares Merkel nëpërmjet një letre, ku shpreh konsideratën se “me zonjën Merkel në krye të qeverisë federale, Gjermania ka sërish një udhëheqje të qëndrueshme dhe të besueshme në një kohë plot sfida.

Në letrën e urimit për kancelaren, Basha shkruan se drejtimi i Gjermanisë nga  Merkel për katër vitet e ardhshme është një lajm pozitiv dhe domethënës edhe për Europën, sepse sfidat në nivel europian kërkojne vizion të qartë dhe vullnet të fortë.

Kreu i PD-së ka falenderuar kancelaren për vëmendjen e saj për Shqipërinë dhe Europën Juglindore, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë mes CDU-së dhe PD-së, dy parti motra, anëtare të Partisë Popullore Europiane, ku një rol kyç luan Fondacioni Konrad Adenauer.

171 ditë pas zgjedhjeve parlamentare, Angela Merkel është zgjedhur zyrtarisht si kancelare për të katërtën herë radhazi.

Deputetët gjermanë i kanë dhënë 364 vota nga 688 në total ç’ka i jep mundësinë Merkelit që të formojë qeverinë e re.

Në zgjedhjet e fundit, CDU-ja e Merkel bashkë me CSU-në e Annegret Kramp-Karrenbauer arritën të shpalleshin partitë fituese, por pa votat e duhura për të formuar qeverinë.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful