Templates by BIGtheme NET

Juncker për Britaninë e Madhe: Do pendohet që po largohet nga BE

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar “do të pendohet” për largimin nga Bashkimi Evropian.

Këtë deklaratë Juncer e bëri në Parlamentin Evropian në Strasburg, ndërsa shtoi se negociatat për Brexit-in tashmë janë bërë urgjente.

 Juncer tha se nuk dëshiron që qytetarët e BE-së “të bien viktimë e Brexit-it” dhe shtoi se është e rëndësishme që të sigurohen të drejtat e tyre.

“Unë do të doja më shumë që Britania të mos kishte vendosur për t’u larguar nga BE-ja, por secili që e lë BE-në duhet të dijë se çfarë do të thotë kjo. Nëse vendosni të ikni, t’i lini prapa rregullat dhe marrëveshjet e përbashkëta, atëherë duhet të pranoni se gjërat nuk mund të mbeten ashtu siç janë”, tha Juncker.

Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian deri në mars të vitit 2019 dhe Juncer i kërkoi kryeministres britanike Theresa May, të sqarojë se si e sheh Mbretëria e Bashkuar marrëdhënien e saj të ardhshme me BE-në.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto