Templates by BIGtheme NET

Memorial për viktimat e sulmeve me armë nëpër shkolla, 7000 këpucë para Kongresit Amerikan (VIDEO)

Aktivistët dhe vullnetarët që mbrojnë çështjen e kontrollit të armëve kanë hedhur 7,000 palë këpucë në lëndinën e  ndërtesës së “Capitol” (Godina e Kongresit Amerikan) në një memorial për të gjithë fëmijët të vrarë nga dhuna me armë në SHBA, që prej masakrës së Sandy Hook.

“Askush nuk është në ato këpucë, janë bosh njëlloj si boshllëku që la në zemrat tona dhuna me armë”, tha 66-vjecari Tom Mauser, djali i të cilit është vrarë në të shtënat e vitit 1999 në “Columbine High School” në Cui, ku 13 persona u qëlluan për vdekje.

Aktivistët po bëjnë thirrje për kontrolle shtesë për armët dhe të caktohet një kohë pritjeje para se dikush të blejë një armë.

Sipas një studimi të botuar në revistën Pediatrics, rreth 1300 amerikanë nën moshën 18 vjeçare vriten nga armët e zjarrit në Shtetet e Bashkuara çdo vit.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful