Templates by BIGtheme NET

Mes tensionit miratohet ligji për gjuhët në Maqedoni (VIDEO)

Në Maqedoni Kuvendi ka miratuar ligjin për gjuhët me 64 vota, ku një ndër gjuhët është edhe ajo shqip.  Për të miratuar këtë ligj nevojiteshin 61 vota por ai u miratua me 64 të tilla. Duhet të themi që situata në Kuvendin e Maqedonisë ka qenë e tensionuar gjatë procesit të votimit. 

Deputetët e partisë së udhëhequr nga Nikolla Gruevski, VMRO-së, tentuan që të pengojnë votimin e ligjit. Nikolla Gruevski shkaktoi incident verbal ndaj kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Por, përplasja fizike mes tyre u evitua nga sigurimi i Kuvendit. 

Ligji për Gjuhët është një premtim elektoral i kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe koalicionit qeverisës në të cilin bëjnë pjesë edhe partitë shqiptare. 

Tensioni në parlament mes Gruveskit dhe Xhaferit:

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto