Templates by BIGtheme NET

Mourinho e quajti ‘trajnerin më të keq në histori’, De Boer i kthen kusurin portugezit

Debate në distancë mes trajnerit holandez Frank de Boer dhe atij portugez, Mourinho ka vijuar sërish në mediat britanike.

Holandezi e kritikoi teknikun e Manchester United në një emision sportiv duke thënë se sulmuesi Rashford kishte luajtur shumë pak tek ekipi britanik.

E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e luzitanit, i cili e cilësoi de Boer si trajnerin më të keq në historinë e Premierligës angleze.

‘De Boer thotë që është keq për Rashford që ka një trajner si unë. E pra unë luaj vetëm për fitore. Nëse Rashford do kishte trajner De Boer do mësonte të humbiste, duke qenë se ai i ka humbur të gjitha ndeshjet.’

Pas kësaj holandezi deklaroi në media se Mourinho ishte ai lloj trajneri që edhe pse ka shpenzuar rreth 1 miliard euro në merkato gjatë karrierës, sërish ekipet e drejtuara prej tij luajnë të njëjtin futboll të shëmtuar.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful