Templates by BIGtheme NET

Ndahet nga jeta shkencëtari më i madh i kohës, Stephen Hawkings

Shkencëtari dhe fizikanti fizikanti Stephen Hawking ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare. BBC shkruan se shkencëtari ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në mënyrë natyrale në shtëpinë e tij në Cambridge.

Fëmijët e Howkings, Lucy, Robert dhe Tim,në një deklaratë për mediat thanë: “Ne jemi të pikëlluar që babai ynë i dashur vdiq sot. Ai ishte një shkencëtar i madh dhe një njeri i jashtëzakonshëm, puna dhe trashëgimia e të cilit do të jetojë për shumë vite. Ai dikur tha: ‘Nuk do të ishte një univers nëse ai nuk ishte shtëpia e njerëzve që duam. Ne do të na mungojë shumë.”

Stephen Hawking  është një prej fizikantëve teorikë më të njohur në botë. Ai lindi  më 8 janar të vitit 1942 në Oksford, të Britanisë së Madhe.

Që prej vitit 1963 ai u diagnostifikua me një një sëmundje të quajtur Amyotrophe Lateralsklerose (ALS), që e ka atë në një kkarrige me rrota. Disa vite më vonë ai humbi edhe aftësinë për të folur dhe për të komunikuar edhe gjërat më bazike  përdor një kompjuter të posaçëm folës. Por kjo se ka penguar atë të vazhdojë pasionin e tij për shkencën.

Për Hawkings është realizuar edhe një film i titulluar “The Theory of Everything”, ku në rolin e tij luante fituesi i cmimit “Oscar”, Eddie Redmayne. Ky film përshkruan rritjen e famës së shkencëtarit dhe marrëdhënien me gruan e tij të parë, Jane.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful