Templates by BIGtheme NET

Nëntë çështjet që çuan në shkarkimin e Tillerson

Shkarkimi në dukje i papritur i Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson nga Presidenti Donald Trump vijnë pas më shumë se një viti të dhënash të vazhdueshme rreth largimit të afërt të Tillerson.

Ish-Sekretari kishte një sërë çështjesh të rëndësishme politike ku nuk pajtohej me presidentin dhe secila prej tyre u pasua nga një ‘kor’ burimesh nga administrata amerikane, të cilët u thonin gazetarëve se largimi i Tillerson ishte i afërt.

Cilat janë 9 mosmarrëveshjet më të rëndësishme dhe që kanë marrë më shumë vëmendje publike, mes Presidentit Trump dhe Sekretarit të tij të parë të Shtetit?

Rusia

Kritikët e Trumpit supozuan menjëherë se Tillerson u shkarkua pasi fajësoi Rusinë për helmimin e ish-agjentit të dyfishtë, Sergei Skripal dhe vajzës së tij. Megjithatë, zyrtarët e lartë të administratës pretendojnë se Tillersonit iu kërkua të dorëhiqej të premten, tre ditë para se të bënte komentet e tij për Rusinë. Një burim i afërt me Mike Pompeon i tha CNN se ai e dinte që do të kalonte nga drejtori i CIA-s si Sekretar i Shtetit që nga dhjetori 2017 dhe pasardhësja e tij, Gina Haspel, e ka drejtuar në mënyrë efektive CIA-n për disa muaj, ndërkohë që po përgatitej për postin e ri.

Incidenti i ‘trapit’

Incidenti i ndodhur në takimin e Pentagonit të korrikut 2017, në të cilin Tillerson thuhet se e quajti Presidentin Trump, ‘trap’. Raportet në atë kohë pretendonin se Tillerson e kaloi gjithë verën duke qenë në prag të dorëheqjes dhe u ndalua nga marrja e këtij vendim vetëm pas kërkesave të bëra nga Zëvendëspresidenti, Mike Pence.

Koreja e Veriut

Arsyeja zyrtare e largimit të Tillerson është politika ndaj Koresë së Veriut. Raportohet se Trump i ka Tillersonit në tetor 2017 se ai por ‘humbiste kohën e tij duke u përpjekur për të negociuar me Njeriun-Raketë’. Kjo ishte marrë në atë kohë si sinjal më i qartë se Trump nuk ishte i kënaqur me Sekretarin e tij të Shtetit dhe se Tillerson po bënte politikën e tij të jashtme, edhe pse Trump dhe Tillerson e minimizuan përplasjen.

Afganistani

Tillerson u konsiderua asokohe se po e shfrynte strategjinë e Trump në Afganistan në muajin gusht. Pak kohë pasi Trump deklaroi se ‘trupat tona do të luftojnë për të fituar’ dhe ‘tani e tutje, fitorja do të ketë një përkufizim të qartë’, Tillerson u tha talebanëve: ‘Ju nuk do të fitoni kurrë në fushën e betejës. Ndoshta ne nuk do e fitojmë një të tillë, por as ju nuk do ia dilni.’

Katari

Një nga dallimet e opinioneve mes Trump e Tillerson, që në fakt nuk kanë rënë shumë në sy, përfshin Katarin. Trump ishte përkrahës i vendimit të Arabisë Saudite, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit për të ndërmarrë veprime kundër Katarit për mbështetjen e terrorizmit. Kritikat e Tillerson për Katarin u moderuan, duke inkurajuar të gjitha palët që të përmbahen nga përshkallëzimi i situatës dhe u zbehën duke lavdëruar progresin e Katarit dhe duke i kërkuar ‘që të ndalojë mbështetjen financiare dhe të dëbojë elementët terroristë’.

Marreveshja bërthamore me Iranin

Tillerson pranoi haptazi në muajin gusht 2017 se nuk pajtohej me Presidentin Trump lidhur me marrëveshjen bërthamore të Iranit. Trump e ka kritikuar ashpër marrëveshjen dhe ka shprehur një preferencë të fortë për ta zhbërë apo rinegociuar atë, ndërsa Tillerson argumentoi se ‘ka shumë mjete alternative me të cilat ne mund ta përdorim marrëveshjen për të avancuar politikat tona në marrëdhëniet me Iranin’.

Marrëveshja e klimës në Paris

Tillerson ishte po aq i hapur në mosmarrëveshje me vendimin e Presidentit Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja e klimës në Paris në qershor të vitit 2017. Në fakt, ai i tha Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë se ishte një nga kundërshtarët më të zëshëm të vendimit të Trump brenda administratës.

Tregtia dhe siguria kufitare

Edhe pse në mënyrë të çuditshme, duke pasur parasysh formimin e tij si administrator korporatash dhe avokat i tregtisë së lirë, ndoshta më i fuqishmi në administratën pranë Gary Cohn, i cili u largua më pak se një javë më parë, Tillerson nuk u përplas publikisht me Trump mbi politikën tregtare. Një arsye për këtë mund të jetë shqetësimi i përbashkët i Trump dhe Tillerson për rrezikun që vjen nga ndikimi në rritje i Kinës.

Izraeli dhe palestinezët

Një tjetër mosmarrëveshje mes Trump e Tillerson larg syve të publikut ka të bëjë me palestinezët. Tillerson ishte dukshëm më i ftohtë dhe më i qetë se Trump për sa i përket lëvizjes së ambasadës së SHBA në Izrael, nga Tel Avivi në Jeruzalem, duke parashikuar një lëvizje më të vonë, duke kundërshtuar qëndrimin e zyrtarëve e tjerë të administratës.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Breibart    /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful