Templates by BIGtheme NET

Pamjet nga qarku i Shkodrës, mijëra hektarë nën ujë

 

Veriu i vendit dhe konkretisht Shkodra u përfshinë javën e kaluar nga përmbytjet që erdhën si rezultat i reshjeve të shiut. Ende një pjesë e kësaj zone, si  Oboti i Njësisë Administrative Ana e Malit ndodhet në ujë. 

Po kështu edhe në njësinë administrative Dajç janë të përmbytura mbi 30 hektarë. Sipas bashkisë Shkodër nën ujë janë mbi 2000 hektarë. 

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit publikoi sot pamjen satelitore të përmbytjes në këtë zonë duke dhënë edhe detaje mbi mënyrën sesi sigurohen pamjet satelitore.

“Kjo është e mundur vetëm pasi institucionet e një vendi, në rastin tonë, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile (DPEC) aktivizojnë Procedurën Urgjente të vëzhgimeve satelitore për zonat e përmbytura. Kjo do të thotë që sateliti pozicionohet mbi zonën e përmbytur për aq kohë sa të mbarojë fotografimi i plotë. Harta e bashkuar e  përmbytjeve është rikrijuar nga IGJEUM”,  thuhet në sqarimin që shoqëron pamjet.

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto