Templates by BIGtheme NET

Perlat e ‘Lali Erit’ për ditë vere

Sado që janë të paketuara e zbukuruara nga vetë stafi i tij, s’mund të të mbajnë indiferent këto perla që ka nxjerrë nga goja kryetari i bashkisë më të madhe në vend, i vetëquajturi ‘lali Eri’.

Le të sjellim disa momente pikante, të ardhura në postën elektronike nga zyra e shtypit, që fatmirësisht na ka dërguar edhe foton që ju shihni: Erion Veliaj, gaztor.

Perla numër 1:

Të gjithë parashikonin që do ishte shi dhe sterrë, por na pa Zoti dhe kemi patur një ditë fantastike.’

Perla numër 2:

‘Stina e pranverës, stina e verës, ardhja e një moti të ri  është ndoshta një moment për të reflektuar e për të kuptuar që kur ne jemi bashkë, ne bëjmë mrekulli’

Perla numër 3:

‘Ne kemi mësuar që çdo ndryshim vjen me një rrëmujë të madhe, por kur ndryshimi vjen, të gjithë e përqafojnë dhe harrojmë që shumë prej gjërave që kemi kritikuar e debatuar, janë sot pikat më të nxehta të qytetit’

Perla numër 4:

‘Sa herë që zihemi e përçahemi, humbasim kohë të çmuar, por sa herë që punojmë të fokusuar me optimizëm e energji pozitive, ne bëjmë mrekulli’

A nuk mendoni dhe ju që Nard Ndoka është tejkaluar me kohë?!Të lodh mbjellja e pemëve…/Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto