Templates by BIGtheme NET

Përmbytjet në Shkodër, Ademi: Do të padis KESH-in për shpërdorim detyre

Ditën e sotme kryetarja e Bashkisë së Shkodrës  Voltana Ademi ka inspektuar zonën e përmbytur në Obot të Njësisë Administrative Ana e Malit.

E vetmja mundësi që ajo të shihte nga afër situatën dhe të takonte banorët ishte lundrimi me varkat e ushtrisë. Gjendja në këtë zonë është e rëndë, mijëra hektarë tokë të mbuluara nga uji, të gjitha kulturat bujqësore janë të dëmtuara nga qëndrimi i ujit prej më shumë se dy javësh. Po kështu uji ka hyrë edhe brenda në banesa. 

Kryetarja e Bashkisë teksa takoi edhe banorët e kësaj zone u shpreh se  do të bëjë padi në prokurori për shpërdorim detyre si për keqmenaxhim të kaskadës së Drinit por edhe për mosshpalljen e gjendjes së emergjencës nga strukturat përgjegjëse shtetërore. Kryebashkiakja kërkoi prej disa ditësh që të shpallet gjendja e emergjencës për disa zona në Shkodër nga përmbytjet, por u refuzua nga prefekti.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful