Templates by BIGtheme NET

Së shpejti dasmë në familjen Berisha, Armina zbulon planet (VIDEO)

Prej vitesh në një bashkëjetësë, por çifti Armina Mevlani dhe shkëlzen Berisha shumë shpejt dashurinë e tyre do e kurorëzojnë në martesë.

Lajmin e ka dhënë vetë blogerja e njohur, e cila e ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan, tha se dasma e saj ishte shumë afër dhe madje kishte nisur edhe me përgatitjet. Ndërsa zbuloi se kishte planifikuar edhe një festë me të afërmit dhe familjes përpara dasmës, duke qenë se nuk kishin organizuar një festë të madhe fejese.

 “Dasma është afër, kemi filluar te hedhim idetë e parë sesi e duam të bëhet, pamë si e duam vendin dhe gjithçka tjetër.  Personalisht do doja që edhe fustanin të kisha në një firmë të caktuar që edhe kjo të jetë pjesë e bashkëpunimeve të mia. Ne nuk kemi bërë një festë për fejesën por një darkë mes prindërve, nuk kemi dashur të jemi tradicionale.

Nuk kemi dashur të bëjmë një organizim të madh, por njerëzit kanë nisur të na thonë përse se bëni dhe mund ta bëjmë para martese. Për dasëm nuk kemi planifikuar, nuk e kemi vendosur tamam pasi vendosja tamam kërkon organizim të shpejt, megjithatë unë jam në kontakt me firmat sa i përket organizimit”, deklaroi Armina.

Blogerja tha se 3 vite janë shumë larg dhe dasma do vendosej brenda një viti ose diçka më shumë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful