Templates by BIGtheme NET

Shehaj denoncon: ‘Rilindja’ konkurs fiktiv për gruan e ish-deputetit Koçi

Deputeti i PD-së për qarkun e Vlorës, Agron Shehaj, me anë të një statusi në Facebook ka denoncuar rastin e një punësimi familjar në administrate.

Sipas Shehaj, ish-deputeti i PS-së dorëzoi mandatin për t’u bërë kryetari i AMF-së, ku edhe punonte bashkëshortja e tij. Por meqënëse nuk pranohen dy bashkëshortë në të njëjtin institucion, duhej gjetur një vend pune për bashkëshorten.

“Fare “rastësisht” hapet një vend pune tek Autoriteti i Konkurrencës, 50 metra larg AMF. Por, Rilindja kërkon procedura! Atëherë bëhet një konkurs fiktiv ku konkurron bashkëshortja dhe dy vartëse të AMF-së. Sipas standardeve të Rilindjes dhe procedurave, vendin e punës e fiton bashkëshortja e ish deputetit. Fare rastësisht dy konkurrentët, vartës të ish deputetit dhe gjithashtu kryetar i AFM, ngrihen në detyrë.”-shkruan Shehaj.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto