Templates by BIGtheme NET

Superiorja, Kukësi “bie” në Gjirokastër, Skënderbeu i sigurt drejt titullit

Janë luajtur këtë mesjavë tre ndeshje të vlefshme për javën e 25 të Kategorisë Superiore. Ajo që bie në sy është  humbja e kampionëve në fuqi të Kukësit kundër Luftëtarit në Gjirokastër me rezultatin 2-1.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh më anë të golit të Gurit për Kukësin, verilindorët nuk mundën të shënonin më pas golave të  Abazajt dhe Licajt.

Ndërsa në Shkodër, Vllaznia nuk ka mundur të shkojë përtej barazimit pa gola ndaj Partizanit, duke bërë që këta të fundit të humbnin një mundësi të mirë për t’u afruar me vendet e kreut.

Ndërkohë, në Lushnje, betejën mes vendit të fundit që duket se e ka prerë tashmë biletën për rikthimin në inferiore, dhe kurbinasve të Laçit, e humbën me rezultatin 1-3.

 

 

Në orën 17:00 pritet të luhen edhe dy takimet e mbetura të Superiores, ajo mes Flamurtarit e Kamzës në Vlorë, ndërsa në Durrës spikat sfida mes Teutës vendase në kërkim të pikëve të mbijetesës dhe korçarëve të Skënderbeut, që janë në krye të klasifikimit.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto