Templates by BIGtheme NET

Të larguarit nga Vetëvendosje krijojnë grup të ri parlamentar

Kohët e fundit në radhët e partisë Vetëvendosje në Kosovë, ujërat nuk kanë qënë shumë të qeta pasi shumë prej figurave kryesore janë larguar.

Largimi më i fundit ishte ai i kryetarit të komunës së Prishtinës Prishtinës, Shpend Ahmetit,  i cili deklaroi se dorëhiqet pasi ajo forcë politike nuk e përfaqëson më.

Por mesa duket të larguarit kanë vendosur që të regjistrohen si grup parlamentar më vete dhe për ta bërë më konkret këtë hap kanë dorëzuar një dokument ku kërkojnë formimin e grupit të tyre brenda kuvendit të Kosovës.

Sipas mediave vendase janë 12 deputetë që e kanë nënshkruar kërkesën dhe gjithçka mbetet në dorë të kryesisë së kuvendit, për miratimin e grupit të ri parlamentar.

Që prej dorëheqjes së ish-kryetarit Visar Ymeri në muajin Dhjetor, në këtë parti është vënë re një përçarje që ka sjellë edhe largimmin e 9 figurave drejtuese. Gjithçka nisi pas publikimit të bisedave private mes deputetëve, të cilët i drejtoheshin me fjalë fyese kryetarit aktual dhe njërit prej themeluesve të partisë, Albin Kurtit.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful