Templates by BIGtheme NET

Përparim Kabo: Shqirtzbrazur artistët që janë pro shembjes së teatrit, gojëkyçur para Ramës

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar ka hasur shumë debat. Së fundmi në lidhje me këtë çështje kaq të diskutuar ka folur edhe filozofi Përparim Kabo. 

Kabo është shprehur kundër shembjes së kësaj godine, pasi e konsideron atë  pjesë të kujtesës dhe historisë të shqiptarëve.

Në intervistën e dhënë për “Panorama” ai ka deklaruar se nëse komuniteti artistik, spektatorët, mediat, ish-ministrat e kulturës, etj., nuk do të reagojnë, godina e Teatrit Kombëtar do të shembet. “Komploti i heshtjes është më i keqi komplot!”, thotë ai.

“Nëse ka shpirtzbrazur, që për një kothere nga ministria a për një projekt që u jep ca para që të ndërrojnë veturën… apo më keq akoma, artistë me demek me dokument partie në xhep që thonë o burra ta shembim se kështu do ai i madhi, këta janë njerëz që s’i duhen askujt. Këta vlejnë si subjekti për dramën që po shkruhet: Shembja e Teatrit dhe artistët që rrëmojnë themelet e tij. Teatri mbrohet nga komuniteti, nga qytetarët, nga shoqëria civile, nga media, nga kujtesa historike, nga e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja”, shprehet Kabo.

Sipas tij “të ikësh nga ideali që ke mbrojtur në fillim, do të thotë që ose atje ke qenë për të marrë nga protagonizmi i të tjerëve ose se nuk e di pse duhet të jesh.

“Mua nuk më tremb ikja e tyre, as më habit. Gjithkush bën sa dhe si di. Ajo që më shqetëson është gojëkyçja e atyre që shkojnë në takime. Edhe unë kisha ftesë. Por pyeta. ‘Po ne do flasim?’. ‘Jo, më thanë, ne vetëm do dëgjojmë’. Oh, më falni. Kjo kohë ka ikur për mua, unë nuk marr urdhra nga kushdo qoftë, sepse para lirisë sime, nuk vë gjë tjetër, ndaj edhe nuk vajta në atë takim”., shprehet ndër të tjera ai. 

Dy ditë më parë në takmin me Ramën, kur ky fundit bëri prezantimin e projektit të Teatrit Kombëtar ishin një sërë artistë, si Robert Ndrenika, Gaz Paja e të tjerë. I vetmi që foli para Ramës ishte Ndrenika ku ky i fundit nuk kurseu as ironinë duke u shprehur: ‘Kryeministri na dashka’.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful