Templates by BIGtheme NET

Vrasja e gazetarit investigativ, Kryeministri sllokav i gatshëm të japë dorëheqjen

Kryeministri sllovak, Robert Fico, është  i është i gatshëm të japë dorëheqjen nëse presidenti pranon që koalicioni aktual të vazhdojë qeverisjen pa mbajtur zgjedhje të parakohshme.

Këtë deklaratë Fico e ka dhënë pas skandalit që ka shkaktuar vrasja e gazetarit sllovak, Jan Kuciak dhe të dashurës së tij, Martina Kusnirova, rast për të cilin ka dhënë dorëheqjen edhe Ministri i Brendshëm, Robert Kalinak.

Fico ka thënë se ai është gati të prezantojë një kandidat për kryeministër nga partia e tij.

“Sot kam ofruar dorëheqjen time te presidenti i republikës. Nëse presidenti pranon, jam i gatshëm të dorëhiqem nesër”, ka thënë Fico në një deklaratë për mediat.

Vrasja e dyfishtë ka tronditur Sllovakinë dhe thirrjet për një hetim të ngjarjes kanë qenë kryefjalë e këtyre ditëve, pasi Kuciak ishte duke hetuar korrupsionin qeveritar kur është vrarë.

Pas vrasjes së gazetarit investigativ, ka dhënë dorëheqjen dhe ministri i Brendshëm Robert Kalinak. “Stabiliteti i qeverisë duhet të ruhet, prandaj vendosa të jap dorëheqjen nga pozicionet e zëvendëskryeministrit dhe ministrit”, tha Kalinak.

Gazetari u vra bashkë me të dashurën e tij dhe dyshimet kryesore lidhen me veprimtarinë hetimore, tha policia të hënën, një rast që ka tronditur vendin e vogël të Evropës qendrore dhe ka vënë në pah shqetësimet publike mbi korrupsionin.

Jan Kuçak, 27 vjeç, raportonte për faqen e lajmeve Aktuality.sk për rastet e mashtrimit, shpesh që përfshinte biznesmenë me lidhje me partinë në pushtet dhe politikanët e tjerë. Ai dhe e dashura e tij u gjetën të vdekur të dielën në shtëpinë e tij në Bratislavë.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto