Templates by BIGtheme NET

‘Përfshirja’ në tortura çnjerëzore, senatorja i kërkon CIA-s publikimin e dosjes së Gina Haspel

Senatorja amerikane, Dianne Feinstein, i ka kërkuar CIA-s që të deklasifikojë dokumentet lidhur me përfshirjen e raportuar nga zv.drejtorja Gina Haspel në programin e torturës të agjencisë pas 11 shtatorit.

Trump ka përzgjedhur Haspel për të marrë përsipër drejtimin e CIA-s, pasi drejtori aktual, Mike Pompeo, do zëvendësojë Rex Tillerson si Sekretar Shteti.

‘Ndërsa ecim përpara me procesin e emërimit të znj. Haspel, bashkatdhetarët e mi dhe unë duhet të kemi pasqyrën e plotë të përfshirjes së znj. Haspel në programin e torturave, në mënyrë që të shqyrtojmë plotësisht dhe në mënyrë të drejtë punën dhe kualifikimet e saj’, shkruante Feinstein.

Haspel thuhet se ishte e përfshirë ‘thellësisht’ me programin e torturës në epokën e presidentit Bush, duke mbikëqyrur një vend të fshehtë amerikan në Tajlandë, ku të burgosurit u abuzuan në mënyrë çnjerëzore. Ajo gjithashtu mori pjesë në shkatërrimin e videokasetave të seancave të torturës.

Ish-agjenti dhe informator i CIA-s, John Kiriakou, e ka akuzuar Haspelin dhe të tjerët si ajo për torturimin e njerëzve, sepse ata ‘thjesht kënaqen duke e bërë atë’.

‘Ata torturuan vetëm për hir të torturës, jo për hir të mbledhjes së informacionit,’ tha ai.

Kiriakou tha gjithashtu se Haspel ishte i njohur për disa nga kolegët e saj si ‘Gina e përgjakshme’, duke shtuar se ajo duhet të ishte ‘në bankën e të akuzuarve në Hagë’, jo në zyrën e drejtorit të CIA-s.

‘Populli amerikan meriton të njohë rolin aktual të personit të emëruar si drejtor i CIA-s, në atë që unë e konsideroj si një nga kapitujt më të errët të historisë amerikane’, theksoi Feinstein.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful