Templates by BIGtheme NET

Operacioni që çoi Fran Frrokajn në pranga, policia kërkon 11 persona të tjerë

Një tjetër operacion është zhvilluar ditën e sotëm, duke pasuar atë të mbrëmjes së kaluar në Lezhë, që çoi në pranga kryebashkiakun Fran Frrokaj.

Policia ka nisur kontrollet për kapjen e 11 personave që janë shpallur në kërkim. Operacioni policor “Ranishtja 4” ka çuar në pranga 12 zyrtarë, mes së cilëve kreun e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, zv.kryetarin Enver Hafizi, si dhe kreun e Këshillit të Qarkut të Lezhës, Gjok Ndoka, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 11 persona të tjerë.

Frrokaj bashkë me 11 zyrtarët e tjerë akuzohen për shpërdorim detyre duke falsifikuar dokumente për tjetërsim të pronave te ‘Rana e Hedhun’.

Shtatë prej personave të ndaluar mbrëmjen e shkuar, kanë marrë masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa pesë të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.

Arrestimi i Frrokajt ka shkaktuar mjaft debate, ku mes shumë reagimeve përmendim atë të nënkryetares së Bashkisë Alfrida Marku.

Në një deklaratë për mediat u shpreh se është një arrestim politik dhe sa herë që Kryeministri kriminel apo kriminelët e tij që e duan Lezhën pa kundërshtar do të marrin përgjigjen sa herë që përballen në Lezhë me qytetarët e ndershëm.

Ajo e ka cilësuar arrestimin e Frrokajt si hakmarrje dhe presion politik duke instrumentalizuar e dhunuar autoritetin e organeve të drejtësisë.

PERSONAT E ARRESTUAR:

  1. Fran Frokaj, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë kryetar i Bashkisë Lezhë.
  2. Enver Hafizi, 62 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë nënkryetar i Bashkisë Lezhë
  3. Gjok Ndoka, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë
  4. Adenis Haxhia, 29 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë jurist pranë Bashkisë Lezhë.
  5. Dilaver Neli, 56 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Mbrojtjes së Tokës të Këshillit të Qarkut Lezhë
  6. Enkelejd Zefi, 28 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.
  7. Pjetër Gjoni, 68 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, përfitues tokë në mënyrë të paligjshme.

NË ARREST SHTËPIE:

  1. Gjelina Baca, 58 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë drejtoreshë e Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkinë Lezhë.
  2. Juxhina Mema, 25 vjeçe, lindur dhe banues në fshatin Gramsh në Lezhë, me detyrë ish-specialiste në Drejtorinë e Bujqësisë në Bashkinë Lezhë
  3. Marte Gjergji, 50 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë topografe pranë Bashkisë Lezhë.
  4. Frrok Frroku, 75 vjeç, me banim në Bashkinë Mamurras, ka përfituar tokë në menyrë të paligjshme.
  5. Luigj Paloka, 76 vjeç, me banim në Shkodër, ka falsifikuar aktet.

NË KËRKIM:

1.Eduart Leka, ish-arkivist Komuna Shëngjin

2.Artan Djala, ish-drejtor i Hipotekës

3.Bledar Cara, jurist në Hipotekë

4.Armando Jakaj, jurist në Hipotekë

5.Renato Malotaj, përfitues toke

6.Ndue Frroku, përfitues toke

7.Zef Gjini, përfitues toke

8.Vasil Gjoni, përfitues toke

9.Lek Frroku, përfitues toke

10.Martin Frroku, përfitues toke

11.Luigj Paloka, topograf

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful