Templates by BIGtheme NET

Bajerni i Mynihut synon sërish tripletën, por tekniku kërkon kujdes ndaj Seviljes

Jup Hajnkes e ka pritur me qetësi shortin e Ligës së Kampioneve dhe kërkoj kujdes të madh ndaj Seviljes, edhe pse nuk është Reali apo Barcelona.

“Janë një ekip shumë i mirë, edhe pas kryesimit 1-0 kanë dëshmuar futboll me të vërtetë të mirë në Mançester. Sigurisht, Real Madridi, Barcelona, Mançester Siti po luajnë shumë mirë, Liverpool, po ashtu, mirë, por tashmë të gjitha skuadrat duan të shkojnë deri në fund dhe Sevilje ka mahnitur në Europa League në dekadën e fundit. Ne si ekip nuk jemi euforikë nga shorti. Do të kemi të njëjtin qëndrim ndaj kësaj loje, por e njoh futbollin spanjoll shumë mirë. E kam përjetuar Seviljen që kur Diego Maradona ishte atje. E di atmosferën, e di se çfarë na pret atje, ndaj duhet të jemi me të vërtetë të kujdesshëm, nëse duam ta fitojmë këtë çerekfinale”.

Jup flet edhe për ndeshjet e tjera dhe mendon se Juventusi ka një shans për të kërkuar hakmarrjen kundër Real Madridit, i cili e ka mundur në Cardif, finalen e vitit të kaluar. “Juventusi nuk mund të nënvlerësohet, ne e pamë atë kundër Totenhemit. Bardhezinjtë kanë një ekip që, ndoshta, për shkak të Leonardo Bonuçit, i cili është shitur te Milani, nuk janë aq të qëndrueshëm në mbrojtje, por mbeten ende konkurrues. Janë lojtarë me përvojë, kanë një trajner të nivelit të lartë, kështu që nuk do të jetë e lehtë për Real Madridin.

Liverpul-Mançester Siti është dueli më i hapur për mua. Mënyra se si Liverpuli ka luajtur në javët e fundit është vërtet mbresëlënëse, fuqia sulmuese që tregon në fushë, distanca që mbulon. Unë kam qenë shumë i impresionuar me futbollin e bukur të skuadrës së Klop, por është çerekfinalja e Ligës së Kampionëve, zbatohen rregulla të ndryshme nga kampionati”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful