Templates by BIGtheme NET

Çfarë pritet të diskutohet në takimin e radhës Kosovë-Serbi në Bruksel

Raundi i ri i bisedimeve në mes të Kosovës e Serbisë në Bruksel do të vazhdojë nesër e do të zgjasë deri me 21 mars. Ky raund i bisedimeve do të mbahet në nivel ekspertësh.

Është paraparë që temat që do diskutohen në Bruksel do të jenë zbatimi i marrëveshjeve të arritura mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Energjinë, Urën në Mitrovicë, lirinë e lëvizjes dhe menaxhimin e integruar të kalimeve administrative.

Delegacioni i Beogradit në këto bisedime kryesohet nga Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe kreu i delegacionit të Kosovës, Avni Arifi.

BE ka thënë se është e nevojshme të përshpejtohet diskutimi i zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Marrë nga KlanKosova

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto