Media greke “Protothema ka trajtuar lirimin e parakohshëm nga burgu të një shqiptari, që ka ndodhur për faj të ligjit aktual të quajtur “Paraskevopoulos”.
Një shtetas shqiptar i cili u arrestua në shkurt të vitit 2008, u dënua nga Gjykata greke me 108.5 vite burg për akuzat e krijimit të një organizate kriminale, vrasjeje, vjedhjeje në bashkëpunim e armëmbajtjeje pa leje.
Sipas “Protothema-s” 36-vjeçari ka përfituar nga ligji famëkeq “Paraskevopoulos”, i cili i lejon të dënuarit që të aplikojnë për azil dhe në këtë mënyrë as nuk dëbohen nga vendi. Gjithashtu, ky ligj ka reduktuar dënimin e detyrueshëm të vuajtjes së dënimit, nga 3/5 në 2/5. Pra shqiptari u lirua nga qelia pas 8 vite e gjysmë në Nëntor të vitit 2016.
Tashmë ai banon në Greqi dhe është në pritje të shqyrtimit të aplikimit të tij për azil dhe i është nënshtruar kushteve kufizuese të një banese fikse, paraqitet dy herë në muaj në një stacion policor në zonën e tij dhe për pesë vitet e ardhshme ai nuk duhet të kryejë një krim tjetër, përndryshe ai do të arrestohej dhe do të vuante edhe pjesën tjetër të dënimit.
Marrë nga: protothema.gr
Përshtati: Hashtag.al
MUND TË KOMENTOSH
Komento i pari