Templates by BIGtheme NET

Kryeministrja e Serbisë flet për darkën e fshehtë Vuçiq – Thaçi

Kryeministrja darkë të fshehtë

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka folur për një darkë të fshehtë në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandar Vuciq. Kjo pasi, ish-ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremiq, tha se Thaçi-Vuqic janë takuar në Paris.

Nuk jam zëdhënëse e Presidentit. Pyeteni kabinetin e tij” ka thënë Bërnabiq kur është pyetur rreth darkës së Thaçit me Vuçiq për të cilën Vuk Jeremic thotë se ka ndodhur në Paris.

Bërnabiq ka kujtuar se në të kaluarën Jeremiq nuk ka pasur gjithmonë të drejtë.

Nëpërmjet një “cicërime” në Twitter, Jeremiq tha se Thaçi e Vuçiq po takohen në Nju Jork, pas Parisit.

“Pas një darke të fshehtë, të martën e kaluar, në Paris, Hashim Thaçi përsëri ndodhet në rrugë. Aktualisht është në Nju-Jork. Edhe një pyetje, Aleksandar Vuçiq: A jeni në të njëjtin hotel?”, ka shkruar Jeremiq, në Twitter, të hënën.

Ndërkohë sot Thaçi ka takuar kryeministrin Ramush Haradinaj, sipas njoftimit nga Zyra e Presidentit.

Marrë nga: Gazeta Express

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto