Templates by BIGtheme NET

Maqedonasit protesta në Bruksel, djegin flamurin e BE-së

Diaspora maqedonase në Bruksel, ka zhvilluar protesta në kryeqytetin belg, kundër asaj që e quajnë junta jolegjitime e instaluar në Maqedoni.

Në këtë protestë, disa protestues dogjën flamurin e Bashkimit Evropian. Ky gjest nuk është hera e parë që kryhet nga protestues maqedonas, të cilët në një protestë të organizuar para Kuvendit në Shkup dy muaj më parë, e kanë djegur flamurin e BE-së.

Protestuesit njoftuan se protestat do të vazhdojnë të mbahen rregullisht derisa të blerë ‘junta jolegjitime’, shkruajnë mediat maqedonase.

Po ashtu ata paralajmërojnë se protestat do të vazhdojnë të mbahen në të gjithë botën në vendet ku jetojnë maqedonasit.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto