Templates by BIGtheme NET

Edhe Kabashi kundër projektit të teatrit: Qeveria e kapur nga mafia e ndërtimit

Aktori Mirush Kabashi e sheh prishjen e ‘Teatrit Kombëtar’ të lidhur me interesa të mafies së ndërtimit.

Në një intervistë për gazetën Panorama, ai ka theksuar edhe problematika të mëdha në ligjin për artin, që krijon varësi të plotë politike nga qeveria dhe zhduk pavarësinë e bordeve artistike.

Sipas aktorit të njohur, ligji për artin është edhe më autokratik se i periudhës komuniste, i miratuar në fund të viteve ’80.

Kabashi thotë gjatë intervistës se projekti për teatrin, është i pasinqertë, pasi gjatë prezantimit të tij jo vetëm që nuk është paraqitur ana funksionale por jo vetëm ajo arkitektonike, por edhe për faktin se ishte bërë pa u diskutuar me askënd duke qenë një apendiks i kullave ngjitur me të.

“Të them të drejtën, nuk e pashë sepse nuk isha i ftuar në Kryeministri, pasi konsiderohesha me biografi jo të mirë artistike. Kur e sheh se si është konceptuar në urbanistikën e saj, atëherë e kupton se ajo nuk është e sinqertë dhe ajo nuk përmbledh mundësitë e ndërtimit të një Teatri Kombëtar, pavarësisht se aty është paraqitur ana arkitektonike dhe jo ana funksionale. Për këtë nuk është folur fare, ndërsa karakteri kombëtar i godinës së re nuk është përfillur fare.Teatrin Kombëtar po e bëjmë një teatër krejtësisht të maskuar, të jetë një kusur apo një apendiks i ndërtimeve shumëkatëshe që do ndërtohen, ky është një abuzim që i kalon interesat e artistëve.”

Aktori u pyet më tej nëse ishte shqetësues fakti, që pranë godinës së teatrit do ndërtoheshin kulla shumëkatëshe dhe ai u përgjigj duke thënë se ekzekutivi ishte i kapur dhe i lidhur me interesat e mafias së ndërtimit.

“Të gjitha së bashku, dhe funksionaliteti, dhe mundësia sesi mund të ndërtohet më mirë dhe fakti që imponohet dhe nuk bëhet një diskutim i hapur, sepse mund të ketë dhe variante të tjera, ndoshta më të mira. Ajo që kërkohet, mbi të gjitha është transparenca që të bëhet një gjë e qëndrueshme dhe artistike dhe të tillë mund ta bëjnë vetëm artistët dhe jo politika, e aq më tepër ekzekutivi, që mesa duket është i kapur dhe i lidhur me interesa të mëdha të një lloj organizmi të frikshëm, që quhet mafia e ndërtimit.”

VINI RE: Citimet marrë nga Panorama

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful